Telegrafi

Televizori i ri 55” i Samsung me ekran të lakueshëm kushton 7999 euro

Dhe Engadget kishte të drejtë, pasi që duke filluar nga nesër modeli i ri i televizorit të Samsung do të debutojë në tregun evropian.

Prej nesër, adhuruesit e teknologjisë dhe ekraneve të lakueshme të televizorëve do të mund ta çojnë në shtëpinë e tyre televizorin 55 inçësh të Samsung, i cili dallohet për ekranin e tij të lakueshëm dhe fotografinë e kristaltë.

Fillimisht, ky model i televizorit të Samsung do të shitet në Gjermani, Francë, Austri, Zvicër, Holandë, Belgjikë dhe Itali. Çmimi i këtij modeli do të jetë 7,999 euro, ose 10,697 dollarë amerikan. / Telegrafi /