Telegrafi

Televizorët e LG-së me Google TV

Paraqitja zyrtare e televizorëve është paralajmëruar për panairin CES i cili nga 10 deri 13 janar mbahet në Las Vegas. Televizorët e LG-së do të kombinojnë ndërfaqen e LG-së për televizorët “e mençur” me ndërfaqen e Google TV-së, ndërsa do të shiten me telekomandën Magic Motion QWERTY që përmban mikrofonin dhe tastierën e plotë nga pjesa e pasme. Fillimisht do të duhej të jenë në dispozicion dy modele LCD që do të përmbajnë teknologjinë e LG-së për shfaqjen tridimensionale Cinema 3D e cila përdorë syze pasive relativisht të lira.

Për momentin nuk janë publikuar detaje të tjera rreth televizorëve, vetëm se theksohet se ata do të mundësojnë multitaskingun, respektivisht njëkohësisht do të jenë në gjendje të bëjnë kërkimin në internet, të bëjnë qasjen në rrjetat shoqërore dhe të kryejnë funksionet e zakonshme të televizorëve. /Telegrafi/