Një televizion tajlandez ka publikuar pamjet, ku shihet puna e palodhshme e zhytësve që bëjnë të pamundurën për t’i nxjerrë është katër djemtë e fundit që kishin mbetur të ngujuar në shpellë së bashku me trajnerin.
Në video shihen zhytësit duke i transportuar me barelë nën ujë djemtë duke kaluar nëpër tunele të ngushta, që po të mos ishin ata, zor se djemtë do të shpëtonin gjallë, transmeton Telegrafi.
Secili prej djemve mbanë maskë, kurse për sigurinë e tyre përkujdesen zhytësit që madje ua mbajnë bombolat me oksigjen.
Pas rrugëtimit të gjatë nën ujë, zhytësit arrijnë në pjesën më të rrezikshme të shpellës ku gjerësia e tunelit është vetëm 45 centimetra. /Telegrafi/