Protestat në disa qytete shqiptare në mbështetje të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe kundër organizatës të “strukturave paralele” FETO, që akuzohet për grushtin e shtetit në 15 korrik është pasqyruar gjërësisht në televizionin shtetëror turk, TRT.
“Në regjionin e Preshevës në Serbi, me shumicë shqiptare është protestuar kundër grushtit të shtetit nga FETÖ,” përcjell botasot.info. “Demonstruesit u mblodhën në Qendrën e Kulturës.” Më pas media turke ndalet te protesta e qytetit Kërçovë në Maqedoni, që gjithashtu kishte qëllim “paragjykimin e lëvizjes terroriste të (FETÖ/PDY) dhe mbështetja e presidentit të zgjedhur nga populli Erdogan.”./Telegrafi/