Site icon Telegrafi

Televizioni publik i Zvicrës LIVE nga Prishtina për ndeshjen Shqipëri-Zvicër

Se interesimi i publikut në Zvicër për ndeshjen me Shqipërinë është i madh, e ka dëshmuar edhe para disa dite lajmi se gazeta më e madhe zvicerane, Blick, do të raportoj në gjuhën shqipe për Euro 2016.

Por, interesimi i publikut në Zvicër për lojën Shqipëri-Zvicër shkon përtej raportimit në gazeta.

Kësisoj Radiotelevizioni publik i Zvicrës, SRF, nesër do të lidhet direkt nga Sheshi Zahir Pajaziti dhe ai Skënderbeu gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Korrespodentët e SRF nga Ballkani, Goerg Haesler Sansano dhe Idro Seferi, i kanë thënë Insajderit se ata do të lidhen dy ose tre herë LIVE nga Prishtina dhe arsyeja është interesimi i jashtëzakonshëm i publikut atje për të përcjellë reagimin e publikut shqiptar për këtë ndeshje.

“Fakti se në të dyja ekipet luajnë lojtar nga Kosova është i mjaftueshëm për publikun që të ketë interesim dhe për televizionin që të lidhet live”, ka thënë Sansano.

SRF nëpërmjet kësaj lidhje LIVE sipas Sansano do t’i tregojë audiencës në Zvicër sesi reagojnë publiku kur shënon një shqiptar ndaj Shqipërisë, nëse kjo ndodhë ose në përgjithësi për tërë lojën.

“Ne do t’i tregojmë audiencës në Zvicër për reagimin e publikut shqiptar ndaj lojtarëve që luajnë kundër Shqipërisë duke ia mohuar edhe identitetin shqiptar, në futboll dhe shoqëri. Kjo është pjesë e botës sonë me identitete të dyfishta”, ka thënë Sansano./Insajderi.com

Exit mobile version