Telegrafi

Televizioni paguan Klitschkovin për të rrahur deputetët (Video)

Xhirimet e konfrontimeve fizike mes deputetëve të opozitës dhe anëtarëve të partive në pushtet gjatë një seance të mëparshme kanë përshkuar botën.

Klitschko, kampion aktual botëror në kategorinë e WBC, nuk ka ndërhyrë në rrahje, ndërsa më vonë është tallur duke thënë se këtë do ta bëjë pasi ndonjë televizion të blejë të drejtat e transmetimit.

"Televizioni ‘Rada’ është gati që me kënaqësi dhe seriozitet të flas me Vitali Klitschkovin për të blerë të drejtat promovuese për rrahjet e tij, të cilat mund të emitohen si p.sh. ‘Puna e deputetit të qarkut”, thuhet në një deklaratë.

Klitschko (41) u bë deputet parlamenti ukrainas më 28 tetor, si udhëheqës i Aleancës Demokratike për Reforma. Partia e tij ka 42 deputetë në parlamentin me 450 vende. /Telegrafi/