“Milot Rashica, një kosovar”, është titulluar dokumentari i prodhuar nga Fox Sports, kushtuar djaloshit nga Vushtrria.
Ai ka filluar të shfaqet në qytetin Arnhem të Holandës.
Dokumentari i cili bëhet fjalë për historinë e Milot Rashicës, është publikuar para pak çastesh nga televizioni holandez me përmbajtje 50 minutshe.
Mënyra e krijimit të Përfaqësues së Kosovës, problemet me të cilat është përballur ky ekip dhe mënyra e afrimit të lojtarëve, ka bërë që të tërheq interesimin e medieve të huaja për të bërë një dokumentar.
Lojtari i Vitesses ka publikuar disa video në rrjetet sociale, ku shihej se ishte i pranishëm në kinemanë “Pathe Arnhem Oude” ku u shfaq nga ora 20:00.
Dokumentar pritet të publikohet nesër apo sonte më vonë në rrjetet sociale.
Më poshtë mund ta ndiqni vetëm trilerin e këtij dokumentari të përgatitur nga gazetarët holandez.