OnePlus ka vazhduar të sjellë informacione shtesë, pasi bëri të ditur se do ta prezantojë në shtator një televizion të quajtur OnePlus TV.
Tani është raportuar, se ky televizion do ta ketë ekranin QLED me 55 inç, derisa ka nuk është modeli i vetëm, transmeton Telegrafi.
Më herët, ishte thënë se ky televizion me bazë në Android, do të jetë nga 43 deri në 75 inç, ndërsa tashmë ka edhe të dhëna specifike. Versioni me 55 inç, mund të lansohet i pari, derisa atë me 75 inç ta lansojë më vonë.
QLED është termi që prodhuesi Samsung, e përdorë për këtë sistem ekrani me bazë në dritën LED – që dallon shumë nga OLED, vetëm se quhet ngjashëm.
Paneli i QLED ende bazohet në dritat LED, vetëm se jo sikurse te OLED ku secili individual i pikselëve prodhon dritën e vet, duke bërë që pamja në QLED TV të jetë shumë më e thellë.
Kur të prezantohet në shtator, mund të mësojmë më shumë për OnePlus TV, sikurse ndodhë edhe me televizionet tjera që duhet vënë në funksion, për të shikuar nëse janë të mirë. /Telegrafi/