Nova Tv bën të ditur se një ekip i Prokurorisë Speciale Publike (PSP) ka hyrë në zyrat e televizionit Kanal 5. PSP-ja nuk ka njoftuar asgjë për këto hetime në këtë televizion dhe se çfarë është kërkuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Paraprakisht, PSP-ja hyri në zyrat e Media Print Maqedonia, ku ka kërkuar dokumentacione. Hyrja e PSP-së në këto dy zyra bëhet në momentet kur ka filluar greva e gazetarëve të ”Dnenik”, ”Vest” dhe ”Utrinski vesnik”, ku nuk janë paguar rrogat e janarit dhe një pjesë rroge e dhjetorit./Telegrafi/