Telegrafi

Televizioni grek shfaq pamje skandaloze: E paraqet flamurin e Kosovës me hartën e Australisë

Përfaqësuesja e Kosovës sot (e diel) ka zhvilluar ndeshjen e dytë  të tyre ndaj Greqisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2023.

Televizioni kombëtar i Greqisë, ka bërë një skandal shumë të madh, ku kanë shfaqur hartën e Australisë në vend të hartës së Kosovës.

Televizioni grek “EPT3”, është tallur me flamurin e Kosovës, duke e shfaqur hartën e Australisë.

Lexo po ashtu Kosova sërish mposhtet nga Greqia në hendboll
q

Nga Federata e Hendbollit të Kosovës nuk janë në dijeni për një gjë të tillë, mirëpo kanë bërë të ditur se do të reagojnë ndaj këtij veprimi të shëmtuar

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbjen e dytë radhazi ndaj Greqisë sot, ku ndeshja e parë është zhvilluar në Pallatin e Rinisë në Prishtinë dhe ka përfunduar me rezultat 20-21.

Ndërsa në ndeshjen e dytë e cila është zhvilluar në Greqi ka përfunduar me rezultat 26-25.