Në 22 prill nga ora 22.30, drejtpërsëdrejti në MDR, do zhvillohet ndeshja e shumëpritur mes Arthur Abraham dhe Robin Krasniqit në Erfurter Messehalle.
Fituesit do i hapen rrugët për të shpresuar fitoren e titullit kampion botëror.
Emri i Arthur Abraham është i njohur në sportin e boksit gjerman me 45 fitore në 50 ndeshje, prej të cilëve 30 me K.O, por për 37 vjeçarin nga Berlini kjo do jetë mundësia e fundit.
Gjatë konferencës mes dy boksierëve, të mërkurën, Abraham nuk ishte aq optimist.
“Nuk dua të flas këtu, por do flas në ring”.
Ndërsa trajneri i boksierit me origjinë armene ishte më specifik: “Kjo është mundësia e fundit e Arthurit,” tha Ulli .
Kundërshtari i armenit është shqiptari, Robin Krasniqi (50 ndeshje – 46 fitore, 17 me K.O.).
Krasniqi ka ndryshuar kategorinë nga të mesme në super të mesme.
Kjo falë stërvitjeve të tij intensive. Raporti mes dy boksierëve është normal, bile sportisti nga Kosova me respekt të madh ia uroi datëlindjen përpara dy ditëve Arthurit.
Në televizionin gjerman MDR prej tani pritet me interes përballja Krasniqi –Abraham.
“Në meçin Abraham kundër Krasniqit bëhet fjalë për një luftë me interes në gjithë Gjermaninë. Ne jemi shumë krenarë, që MDR do e emitojë drejtpërsëdrejti meçin,” tha shefi sportiv i MDR, Raiko Richter