Pas përfundimit të sezonit në NBA, kanë filluar edhe transferimet e basketbollistëve.
Bujën më të madhe pritet ta shkaktojë kalimi i LeBron James te Los Angeles Laker. Por, çdokush po pyet se çfarë do të bënte mbreti James në Lakers, aktualisht një nga ekipet më të dobëta të ligës.
Megjithatë, siç shkruan Bleacher Report dhe raporton televizioni ESPN, tashmë James ka vendosur të kalojë te ish-skuadra e Kobe Bryant dhe Shaquille O’Neal.
” Me vetëbesim të plotë mund të themi se Jamesi do të largohet nga Cleveland në vitin 2018. Destinacioni i ardhshëm do të jetë Lakers”, raporton ESPN.
James ka mundësi të zgjasë kontratat me Cavs në fund të sezonit të ardhshëm, gjë që do t’i sjellë një tjetër 35 milionë dollarësh ose do të bëhet lojtar i lirë. /Telegrafi/