Telegrafi

”Televizioni Allfa ka nxitur diskriminim ndaj romëve në Maqedoni”

Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuele ka shpallur një raport për ndjekjen e punës së Televizioneve në Maqedoni ku ka shënuar për shkeljen e Televizionit Allfa që ju është bërë të drejtave të romëve në vend, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për kronikën ”Romët maltretojnë qytetarët thuajse në çdo udhëkryq. A ka strategji për përballje me këtë problem?” i emetuar në lajmet e orës 17:30 dhe në ora 23:00, më 15 maj të këtij viti, njofton Makfax.

Drejtori i ASHMAA ka drejtuar letër informimi deri tek kjo shtëpi mediatike me njoftimin se do të merren hapat e duhur për të dënuar këtë sjellje. /Telegrafi/