Telegrafi

Teleskopi James Webb sjell imazhe mahnitëse si kurrë më parë të universit

Ishte një dhuratë prej 10 miliardë dollarësh për botën. Një makinë që do të na tregonte vendin tonë në Univers.

Teleskopi Hapësinor, James Webb u prezantua saktësisht një vit më parë, në ditën e Krishtlindjes.

U deshën tre dekada për të planifikuar, projektuar dhe ndërtuar teleskopin, raporton televizioni publik britanik bbc.

Shumë pyesnin nëse ky pasardhës i teleskopit të famshëm Hapësinor Hubble mund të përmbushte pritshmëritë.

Na u desh të prisnim disa muaj derisa pasqyra e saj kryesore epike prej 6,5 metrave të testoheshin dhe kalibroheshin.

Doli të ishte gjithçka që ata thanë se do të ishte. Agjencitë hapësinore amerikane, evropiane dhe kanadeze organizuan një festë në muajin korrik për të publikuar imazhet e para me ngjyra.

Gjëja e parë që duhet të mbani mend për James Webb është se ai është një teleskop me rreze infra të kuqe.

Ai e sheh qiellin në largësi përtej asaj që sytë tanë janë në gjendje të dallojnë.

Astronomët përdorin kamerat e tij të ndryshme për të eksploruar rajone të kozmosit, të tilla si këto kulla të mëdha gazi dhe pluhuri.

Shtyllat ishin një objektiv i preferuar i Hubble. Do t’ju duheshin disa vite duke udhëtuar me shpejtësinë e dritës për të përshkuar të gjithë këtë skenë.

Ndryshe, ajo që do të shihni më poshtë janë disa prej fotografive të publikuara dhe rrallëherë që janë parë deri më tani nga syri i njeriut. /Telegrafi/