Telegrafi

Teleskopi Hubble zbulon galaktikën më të vjetër

Shkencëtarët besojnë se galaktika është 13 miliardë vjet e vjetër dhe ka ekzistuar 480 milionë vjet pas Big Bengut. Fotografia e galaktikës më të vjetër është publikuar në revistën Nature.

Sipas profesorit Richard Bouwens nga Holanda, kësi lloj galaktikash, të njohura si qytete yjore, ndërtohen gjatë kohërave kozmike.

Shkencëtarët kanë vërejtur rritje të shpejtë të numrit të galaktikave gjatë një periudhe relativisht të shkurtër kohore. Të dhënat e tyre tregojnë se ka ekzistuar vetëm një galaktikë 500 vjet pas Big Bengut. Rreth 150 milionë vjet më vonë kanë ekzistuar 10 galaktika, e ky numër është dyfishuar 100 milionë vjet më vonë.

Profesori Bouwens e ka krahasuar këtë galaktikë me të porsalindurin. Më e vogël se galaktikat e vjetra si Udha e Qumështit (Milky Way) dhe rritet shumë më shpejt. /Telegrafi/