Telegrafi

Telenovela e 20 përqindëshit

Zëdhënësi i AKP-së Ylli Kaloshi, thotë se për përshpejtuar këtë proces, bordi i Agjencisë ka miratuar një strategji, për dhënien e 20 përqindëshit për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore, listat e të cilëve janë verifikuar.

Njohësit e procesit të privatizimit thonë se kjo procedurë nuk mund të përshpejtohet pa përmirësimin e punës së Dhomës së Veçantë. Sipas tyre për ta përshpejtuar ndarjen e 20 përqindëshit, duhet të formohet një “task grup”. /Telegrafi/