Telegrafi

Telekomi serb, kushton 1.4 miliardë euro

Ai plotësoi se pritet që tenderi i çmimit për Telekom Serbia ta tejkalojë çmimin minimal fillestar.

Tenderi për shitjen e Telekom Serbia është shpallur më 20 tetor të këtij viti. Dokumentacionin e tenderit e kanë blerë shtatë kompani, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e ofertave skadon më 21 shkurt të vitit të ardhshëm.

Dinkiqi deklaroi se pret që të gjithë që e kanë blerë dokumentacionin e tenderit të marrin pjesë në tenderin.

Dokumentacionin për pjesëmarrje në tenderin e kanë blerë:Dojçe telekom, Frans telekom, Telekom Austria, Amerika mobil, Vender investmens, Turksel dhe Vimpelkom. /Telegrafi/