Telegrafi

Telekomi i paguan BIK-ut 36 mijë euro në vit për pronën e Xhamisë Qendrore (Video)

Gurthemeli i xhamisë, që u vendos në vitin 2012, u mbulua nga mbishkrimet e mbeturinat.

E meqë punimet për ndërtimin e Xhaminë Qendrore në kryeqytet nuk filluan, automjetet e Postës dhe Telekomit të Kosovës, vazhdojnë të parkohen aty.

Por, ani se projekti po vonohet, Bashkësia Islame, nuk është se po humb materialishst.

Telekomi i Kosovës, i paguan BIK-ut 3000 euro në muaj për t’u parkuar aty, shumë kjo që para 1 janarit të 2013-tës i paguhej Komunës së Prishtinës, njofton Klan Kosova.

Kontratën që kushton 36 mijë euro në vit, Klan Kosovës ia konfirmoi edhe zëdhënësi i Telekomit, Arsim Bilalli.

Kurse, përmes emailit, BIK tregoi se për çka janë paraparë të shpenzohen paratë, që deri më tani kapin shifrën 195 mijë euro.

“Mjetet e grumbulluara do të përdoren ekskluzivisht për ndërtimin e xhamisë dhe janë duke u ruajtur në këtë fond”, thuhet në përgjigjen e BIK-ut.