Telegrafi

Telekomi i Maqedonisë ”bojkoton” Facebook-un shkaku i aferës së keqpërdorimeve të privatësisë (Foto)

Telekomi i Maqedonisë ka sjellë një vendim lidhur me keqpërdorimin e të dhënave të përdoruesve që ndryshe quhet edhe si ”Cambridge Analytica” ku janë keqpërdorë informacionet e përdoruesve të Facebook për fushatën e zgjedhjeve presidenciale të SHBA-ve, ku fitues doli Donald Trump, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Telekomi i Maqedonisë kujdeset për privatësinë dhe për informatat e përdoruesve. Lidhur me ngjarjet në Facebook, kompania jonë do të ndalojë të gjithë aktivitetet në këtë rrjet social, për këtë javë” ka qenë postimi i mbrëmshëm.

Përndryshe, ”Cambridge Analytica” si skandal shtrihet edhe në Maqedoni, pasi në organogramin e punës përfshihen edhe persona nga Maqedonia, Edmond Ademi, ministër në Maqedoni dhe Nikolla Spasov, drejtor i organizatës Rejting. /Telegrafi/

Source: Medium.com