Telegrafi

Telekomanda nga Motorola me Android?

Nën emrin e koduar Corvair Motorola sipas pohimeve po zhvillon tabletin me ekranin 6-inçësh të ndjeshëm në prekje e të bazuar në Android 2.3. Për momentin nuk ka më shumë informata rreth specifikave përveç fotografisë së paketimit në të cilën shkruan se pajisja është e optimizuar për çmim të ulët, dhe për shkak të kësaj supozohet se në të janë të vendosura komponentët kulmore.

Në paketim shihet se ai do të jetë i pajisur me baterinë prej 4,000 mAH, ndërsa do të përkrah menaxhimin standard infratëkuq dhe protokollin RF4CE të bazuar në teknologjinë ZigBee për menaxhim përmes radio valëve. /Telegrafi/