Telegrafi

Telekomanda nga Logitech për të gjitha pajisjet elektrike

Telekomanda ‘Harmoni Living System’ është vërtetë një ‘sistem që të lejon të jetosh në harmoni’ duke udhëzuar të gjitha pajisjet e shtëpisë.

Mbi 27.000 pajisje elektronike mund të komandohen, ndërsa mjafton të jenë të lidhura me Bluetooth apo Wifi.

Për 100 dollarë mund të blihet telekomanda që duhet të lidhet me telefon të zgjuar, ndërsa 350 dollarë kushton telekomanda që ka ekranin e ndjeshëm në prekje dhe nuk ka nevojë për pajisje shtesë.

Kjo telekomandë do të vihet në shitje më 21 shtator./Telegrafi/