Telegrafi

Telekom Maqedonia dominon tregun e internetit fiks në Maqedoni

Agjencia për komunikime elektronike e Maqedonisë (AKEM) ka publikuar të dhënat në sferën e operatorëve të shërbimeve sipas numrit të parapabuesve aktiv të qasjes fikse në internet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shifrat përfshijnë tremujorin e parë të vitit 2016. Sipas AKEM-së, vazhdon dominimi i Telekom Maqedonia, me 41.73%. Pas TM-së, radhitet Blizoo me 16.85%, pastaj Robi me 16.18%, One.Vip me 9.98%. Pjesën e ngelur e plotësojnë disa kompani tejra të cilat nuk tejkalojnë 2%-shin./Telegrafi/