Prestigjozja britanike “The Telegraph”, në një nga suplementet e saj të përjavshme zgjedh fotografitë më të bukura të ngjarjeve ditore.
Ata kanë përzgjedhur fotografinë e ditës atë të këngëtares me famë botërore, Miley Cyrus, të realizuar gjatë performancës së saj në festivalin “Sunny Hill”, në Prishtinë.
Në fotografinë ditore të datës 4 gusht, “The Telegraph” shfaq momentin kur Cyrus ishte në kulminacionin e interpretimit të saj para fansave shqiptarë.
Artistja me famë botërore ka performuar në natën e parë të festivalit, më datë 2 gusht, krahas shumë ermave të njohur shqiptarë që gjithashtu ishin prezentë atë natë.
Kjo nuk është hera e parë që festivali “Sunny Hill” bie në syrin e mediave botërore.
Vetëm pak ditë më parë, ishte e përditshmja britanike, DailyMail, ajo e cila i kushtoi një artikull të gjatë performancës dhe dukjes së Mileyt në Kosovë. /Telegrafi/