“E nderuara familje e Trimuf Shabanit
Të nderuar drejtues e futbollistë të KF”Ferronikeli”
Lajmi për vdekjen e herëshme e të papritur, të Triumf Shabanit na ka pikëlluar të gjithëve, ndaj në emrin tim personal, të KE të FFK-së, klubeve, trajnerëve, futbollistëve dhe futbolldashësve anë e kënd Kosovës, ju shprehim ngushëllimet tona më të thella.
Vdekja nuk zgjedh moshë, ndaj edhe Triumfin e mori në lulen ë rinisë, por për kaq kohë, Triumfi la gjurmë të thella, duke qenë një fëmijë i shkëlqyer i familjes, një shok i mirë, një futbollist që e donte fushën e gjelbër dhe i nderuar në mesin e futbollistëve.
Familja humbi një nga anëtarët më të dashur, Futbolli i Kosovës humbi një futbollist të spikatur në përgjithësi e klubi i futbollit “Ferronikeli” në veçanti, por virtytet që e stolisën Triumfin na bëjnë të gjithëve që ta përballojmë më lehtë humbjen e tij.
Edicioni i ri garues pa Triumfin do të jetë më i varfër, por ai gjithmonë do të kujtohet me pietet nga të gjithë.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.
Me nderime të thella,
Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së”.
/Telegrafi/