Telegrafi

Telegrafi sjell ekonominë me dizajn dhe përmbajtje të re

Filluam me rubrikën FunZone, vazhduam me Auto dhe tani radhën e ka Ekonomia. Pas testimit dhe bashkëpunimit me vizitorët tanë, kemi lansuar dizajnin më të ri të rubrikës Ekonomia.

Vijat atraktive të dizajnit të fundit të rubrikave të cekura më lartë, tani po i bartim edhe në rubrikën e ekonomisë. Ndarja e artikujve në kategori si Bujqësi, Financa, Biznes, Marketing do të lehtësojë më shumë “lundrimin” brenda rubrikës.

Vizitorët do të kenë mundësi që më lehtë të vijnë deri tek lajmet e preferuara. Gjithashtu, formati më i madh i fotove do të jetë më tërheqës për syrin e vizitorit dhe kjo e bënë që e gjithë rubrika të jetë në hap me trendet e fundit të dizajnit.

Së shpejti pritet që të implementojmë dizajnin e ri edhe në rubrika të reja. Vazhdoni të na ndiqni…/Telegrafi/

Klikoni këtu dhe kalo në Ekonominë e re …