Qytetarët e komunave të Kosovës do ta kenë më të lehtë ta shohin historikun e rezultateve të zgjedhjeve ndër vite në komunat e tyre në modulin e ri të Telegrafi.com
Në këtë modul të cilin e gjeni në rubrikën “Zgjedhjet”, menjëherë pas rubrikës “Lajmet”, gjeni statistika për rezultatin e zgjedhjeve në të gjitha komunat për zgjedhjet e viteve 2013 dhe 2017.
Të dhënat në kohë reale edhe në ditën e zgjedhjeve më 17 tetor dhe krahasimi i rezultateve të dy palë zgjedhjeve të kaluara lokale do të mund të bëhen në këtë modul që ka përgatitur ekipi i Telegrafit.
Rezultatet mund të shihen për raundin e parë dhe të dytë, për të gjitha komunat.
Po ashtu janë të dhënat edhe për numrin e votuesve që janë regjistruar dhe atyre që kanë marrë pjesë në zgjedhje. /Telegrafi/