Telegrafi

Telegrafi.com zgjedhet “Superbrands” në Kosovë… përsëri!

Superbrands” si organizata më e madhe botërore që funksionon si arbitër i brendeve, përmes këshillit të vet vlerësues të ekspertëve, edhe për vitin 2019/2020 i ka dhënë portalit Telegrafi.com statusin Superbrands!

Pjesëmarrja në “Superbrands” bëhet vetëm me ftesë dhe i ofrohet vetëm brendeve më të mira në kategoritë e tyre. Arritja e statusit të Superbrands forcon pozicionin e markave, shton prestigj dhe siguron konsumatorët dhe furnitorët se po blejnë markën më të mirë në kategorinë e saj.

Në foto: Historiku, zhvillimet, arritjet e çdo gjë tjetër rreth Telegrafit – shkruar në librin Superbrands!

Kjo organizatë ia dhuron statusin “Superbrands” vetëm brendeve elite në kategoritë e tyre, ndërkaq Këshilli Superbrands përbëhet nga ekspertë dhe figura të shquara nga vertikale të industrive të ndryshme, të cilët në mënyrë të pavarur vlerësojnë brendet.

Telegrafi.com për të katërtën herë radhazi ka arritur të merr statusin “Superbrands” si meritë e inovacioneve të vazhdueshme që i sjell në tregun medial kosovar, duke arritur ta ruajë kredibilitetin, reputacionin dhe besueshmërinë teksa i adapton trendet më bashkëkohore të teknologjisë.