Tracey Ford nga Kent i Anglisë, është dënuar me 12 muaj burg, për shkak se telefonoi qindra herë shërbimet emergjente pa asnjë arsye.
Gjykata e ka gjetur fajtore 48-vjeçaren, për shkak se telefonoi mbi 850 herë emergjencën, brenda një viti, duke u sjellë ashpër me shërbyesit civil, ndërsa bënte ankesa të rrejshme, transmeton elegrafi.
Në një prej telefonatave, atë e kishin raportuar fqinjët pasi e kishin dëgjuar teksa fliste fjalë të ndyta dhe kishte sjellje të papërshtatshme, ndërsa fliste me dikë në telefon.
Gjatë shumicës së telefonatave ajo ishte e dehur, ndërsa e ka thirrur policinë 407 herë si dhe njësitet e ndihmës së shpejtë 466 herë.
“E shfrytëzoi për të keq sistemin e emergjencës, duke telefonuar vetëm për të humbur kohë” ka thënë gjykatësi, ndërsa e dënoi me burg.
Mes shumë ankesave të saj që i ka dëgjuar paneli gjyqësor, ishte arsyetimi se çfarë bëjnë njësitet emergjente, për ata që jetojnë vetëm dhe duhet bërë më shumë për këtë kategori. /Telegrafi/