Site icon Telegrafi

Telefonin Samsung që kishte eksploduar, u detyrua ta kapte me dorezat e kuzhinës (Video)

Në një restorant të ushqimeve të shpejta në Korenë e Jugut, kamerierja i ka shfrytëzuar dorezat e kuzhinës për të kapur Samsung Note 7 që i kishte eksploduar një gruaje.

Ajo kishte qenë duke ngrënë, kur telefoni i zgjuar ka shpërthyer dhe është përfshirë nga flakët, transmeton Telegrafi.

Pasi klientja është larguar e frikësuar, punonjësja ka marrë këto pajisje që përdorur për të mbrojtur duart nga enët e nxehta dhe ka larguar telefonin.

Në fotografitë e postuara më poshtë, kamerierja shihet duke hasur në vështirësi, sepse i bie në dysheme dhe e ka problem ta kapë sërish.

Mësohet se restoranti po kërkon kompensim për tavolinën e dëmtuar dhe për shqetësim të të pranishmëve. /Telegrafi/

https://youtu.be/b7LZ3XhnESw

Exit mobile version