Telegrafi

Telefonia ilegale, 150 mijë shfrytëzues

Zyrtarët e operatorëve legal kërkuan nga ART-ja, eleminimi i konkurencës jolojale në treg, eleminimin e pengesave në treg apo pastrimin e brezit frekuencor që është e garantuar nga ART-ja për të cilën ata paguajnë, ndryshe ata do të ndërmarrin masa ligjore ndaj ART-së.

Sipas tyre shërbimet e operatorëve ilegal i shfrytëzojnë hapsirat legale në Kosovë pa asnjë pagesë ndërsa numri i abonentëve të tyre mdneohet të jetë rreth 150 mijë.

Matjet për verifikimin e prezencës së operatorëve të huaj në vendin tonë nga operatori “VALA”, të vitit 2008, tregojnë se në vendin tonë operojnë telefonia serbe MTS, telefonia mobile nga Shqipëria AMC, Kosmofon e cila mbulon rajonin sikurse Mobimak dhe Promonte që shfrytëzojnë brezin frekuencor të Valës, po ashtu pengojnë edhe shërbimet kualitative të saj.

Kjo çështje është edhe komerciale, tha drejtori gjeneral i kompanisë IPKO, Akan Ismajli. Ai shtoi se është momenti i fundit që institucionet tona të intervenojnë në parandalimin e kësaj dukurie e cila po dëmton me më së paku 10 % të të hyrave të tregut në Kosovë që vijnë nga kjo veprimtari, apo sipas të dhënave paraprake 170 milion euro në vit.

“Antenat e tyre stacionet bazë të tyre, sistemet e tyre të komunikimit në Kosovë nuk janë diçka që ata e mshefin dhe e mbajnë tinëz ato i mbajnë hapur dhe janë të vendosura brenda qyteteve nëpër zona të caktuara shumë afër vendbanimeve janë të vendosura nëpër shtylla të larta pa asnjë dokumentacion pa asnjë leje prej çfarëdo autoriteti në Kosovë”, ka thënë Ismaili.

ART-ja është e obiguar që të respektojë operatorët legal të telefonisë mobile. Arsyet e ART-së se në Kosovë nuk ekziston infrastrukturë ligjore për parandalimin e operatorëve ilegal është i papranueshëm, thonë zyrtarët e kompanive të licencuara në Kosovë të telefonisë mobile në Kosovë.