Site icon Telegrafi

Telefoni i preferuar i ISIS-it është “Nokia 105” – ja arsyeja! (Foto)

Si pjesë e një studimi ku janë analizuar sulmet me bomba të militantëve të ISIS-it, janë koleksionuar edhe 10 telefona të pjesëtarëve të grupeve terroriste, shkruan NBC News.

Studimi dhe analizimi ka konstatuar se grupi terrorist në mënyrë konsistente e ka pasur në përdorim vetëm një model të celularit – “Nokia105”.

Ka shumë telefona të tjerë në treg që janë të lirë e me bateri të qëndrueshme, që luftëtarët e ISIS-it do të mund t’i përdornin, mirëpo pse ata kanë zgjedhur pikërisht këtë model?

Telefonat që përdorë ISIS-i nuk kanë aplikacione e as kamera dhe kushtojnë më pak se 30 dollarë.

Sipas një raporti të Conflict Armament Research (organizatë që analizon e observon armët të cilat përdoren nëpër konflikte), telefoni i vogël e i thjeshtë Nokia, përdoret si “këmbëz” për aktivizimin e pajisjeve eksplozive të ISIS-it.

Arsyeja se pse militantët e ISIS-it përdorin këtë lloj telefoni sipas Jonah Leff, drejtorit të CAR, është se ISIS-i ka në sasi të madhe të tillë lloje telefonash dhe janë shumë të përballueshëm për ta.

Po ashtu, është shumë më e lehtë për ta që ta mësojnë një model telefoni kur trajnohen për sulmet.

Leff thotë se militantët e ISIS-it, e kanë mësuar teknikën e bërjes së eksplozivëve me këta lloj telefonash, përcjell Klan Kosova.

Exit mobile version