Telegrafi

Telefoni i palosshëm i Samsung, Galaxy Z Flip, shihet në video për herë të parë

Samsung Galaxy Z Flip është vendosur të prezantohet brenda dy javësh.

Përpara lansimit, telefoni i palosshëm është shfaqur në internet në një video reale.

Videoja i lë shumë pak imagjinatës.

Kjo video vjen nga një përdorues në Twitter që paraqitet si Yunis Ali.

Ai postoi një video prej 20 sekondash të Galaxy Z Flip që tregon variantin vjollcë të telefonit, në përdorim.

Videoja e rrjedhur tregon modelin e palosshëm në formë të guaskës së Galaxy Z Flip dhe ekranin e vogël që qëndron së bashku me modulin e kamerës së dyfishtë të pasme.

Kur shpaloset, telefoni duket jashtëzakonisht i gjatë, falë raportit 22:9.

Galaxy Z Flip do të lansohet më 11 shkurt së bashku me serinë Galaxy S20 në ngjarjen Samsung Unpacked 2020.

Raportohet se do të ketë çmim prej 1,500 Euro. /Telegrafi/