Telefoni i palosshëm i Oppo sapo është zbuluar në imazhe të reja që tregojnë një kamera e cila shfaqet nga brendësia, që mund të nënkuptojë një ekran pa korniza në një telefon të palosshëm, gjë që edhe Samsung Galaxy Fold nuk ka arritur të krijoj.
Telefoni i palosshëm Oppo është vërejtur në dokumente dhe patentë të zbuluar nga LetsGoDigital. Imazhet u konceptuan më pas në bazë të detajeve që u zbuluan nga dokumentet – veçanërisht në lidhje me dizajnin dhe ndërtimin.
Oppo ka ndarë tashmë zyrtarisht planet për të zhvilluar një telefon të palosshëm, por deri më tani, pak detaje kanë qenë të njohura për pajisjen fleksibile. /Telegrafi/