Site icon Telegrafi

Telefoni i palosshëm i LG mund të lansohet në CES 2019

Shumica e cikleve të fundit të lajmeve të dedikuara për telefonat e palosshëm kanë zbarkuar me Samsung. Raporti i fundit i të ardhurave të kompanisë përmend këto pajisje si shtyllë ku do të mbështetet divizioni i pajisjeve mobile.

Por rivali LG duhet të llogaritet poashtu.

Gazetari i rrjedhjeve të famshme, Evan Blass, ka postuar në Twiiter se LG do të nisë një telefon të palosshëm në ngjarjen teknologjike CES 2019.

Digital Trends ka folur me kreun e komunikimit të korporatave globale të LG, Ken Hong, në lidhje me thashethemet dhe ai u përgjigj se “gjithçka është e mundur në CES”.

Që nga gushti, LG ka depozituar më shumë patentë sesa Samsung në teknologjitë telefonike të palosshme, por do të nevojiten më shumë fakte bindëse për një produkt të gjeneratës së parë për të fituar interesim tek konsumatorët. /Telegrafi/

Exit mobile version