Shumë prodhues të telefonave po punojnë në telefonat e palosshëm për 2019, por duket sikur Apple është duke e quar idenë në një hap shumë të ndryshëm me iPhone-in e ri që do të shfaqë një ekran para dhe mbrapa.
Dëshmitë janë shfaqur se Apple ka qenë duke hulumtuar në këtë ekran të gjithanshëm si një dizajn i mundshëm për iPhone të ardhshëm, iPad dhe madje edhe iPod. Patentat për pajisjet e reja u gjetën nga MySmartPrice të cilët i kanë ndarë ato në internet.
Siç mund ta shihni nga një nga diagramet e patentave më sipër, ky ekran i mbyllur mund të aplikohet për të gjitha pajisjet e ndryshme në forma të ndryshme. Kështu, ndërsa Samsung po punon në Galaxy X të tyre të palosshëm, duket sikur Apple po punon për diçka edhe më fleksibile.
Dokumenti madje shkon në detaje rreth shtresës mbrojtëse mbi ekran, që mund të jetë një safir sintetik. Kjo do të thoshte një ekran pa gërvishtje përreth pajisjes, diçka që është e nevojshme nëse paneli i pasmë është një ekran.
Imazhi i mësipërm tregon shumë forma dhe mbështjellje të ndryshme që sugjerojnë se Apple mund të ofrojë një iPhone shumë fleksibël. /Telegrafi/