Site icon Telegrafi

Telefoni i palosshëm 5G nga Huawei debuton këtë muaj

Kongresi Botëror i Telefonave në Barcelonë është tradicionalisht shfaqja më e madhe e vitit kur bëhet fjalë për inovacione mobile dhe Huawei do ta mbajë traditën e tyre me futjen e pajisjes së parë të palosshme.

Ftesa e sapo lëshuar nga kompania kineze e bën të qartë se teleofoni i premtuar për këtë vit do të marrë debutimin e tij zyrtar në MWC 2019.

Konferenca e MWC e Huawei është planifikuar për të dielën, më 24 shkurt, në ora 2:00 Barcelonë / 8AM ET.

Në një post të veçantë në Twitter, Huawei ndihmon në shtimin e këtij informacioni duke premtuar se MWC do të shohë “pajisjen e parë 5G të palosshme në botë.” /Telegrafi/

 

Exit mobile version