OnePlus 5 aktualisht është njëri nga telefonat më të pritur të mençur, ndërsa informacionet e fundit të pakonfirmuara sugjerojnë se ai mund të paraqitet në treg më 15 qershor.
Në një postim të mëhershëm në Twitter, kompania kineze zbuloi se OnePlus 5 mund të ketë shtëpizë më të vogël se sa paraardhësi i tij 3T, transmeton KosovaPress.
OnePlus pritet të ketë ekran prej 5,5 inç, procesor Snapdragon 835, 8 GB memorie dhe bateri prej 4000 mAh. Sa i përket kamerës, OnePlus 5 do të ketë dy kamera të pasme. Detaje tjera nuk janë bërë të ditura.