Telegrafi

Telefoni më i hollë në botë, shitet për 299 dollarë

Me vetëm 5.5 mm trashësi, Blu Vivo IV ka hyrë në librin e rekordeve botërore, të njohur si Guinness Book of Records.

Telefoni bazohet në sistemin operativ të Google, Android 4.2 Jelly Bean – që do të përditësohet së shpejti në 4.4 KitKat, ndërsa pajisja mbështetet edhe nga procesori 1.7GHz Octa-core, 2GB RAM dhe grafikat ARM Mali 450.

Ekrani i telefonit të ri të Blu vjen me diagonalen prej 5 inç me 1080 x 1920 piksel në Super AMOLED dhe 440ppi, si dhe baterinë me 2,300mAh dhe 16GB memorie të brendshme.

Por kjo nuk është e tëra, pasi që Blu Vivo IV ofron edhe kamerën e pasme me 13MP, dhe atë të përparmen me 5MP. Blu Vivo IV tashmë është në shitje në SHBA, për një çmim prej 299 dollarësh. (Telegrafi)