Telegrafi

Telefoni më i hollë në botë, muajin e ardhshëm!

Ende nuk dihet shumë për modelin e ri të telefonint Umeox x5 përveç faktit se ekrani i tij është me diagonale prej 5.3 inç, çipin e MediaTek dhe masat tejet të holla të cilat besohet se janë vetëm 5.6mm.

Umeox 5x tejkalon edhe modelin më të hollë të telefonit me 6mm, atë të Huaëei – Ascend P6 dhe modelin e ri Vivo X3, i cili do të lëshohet muajin e ardhshëm.

Thashethemet tjera sugjerojnë se kamera e përparme e Umeox 5x do të jetë me 5 mega-piksel, ndërsa ajo e pasme me 8 mega-piksel, bashkë me Android 4.2.2 Jelly Bean.

Përkundër gjitha detajeve të publikuara për këtë model, ende nuk dihet se cili do të jetë çmimi i Umeox 5x. / Telegrafi /