Site icon Telegrafi

Telefoni më i lirë Honor 60 vjen me sistem të avancuar

Honor 60 SE është prezantuar zyrtarisht, si anëtari i tretë më i lirë në kuadër të serisë 60 të kësaj kompanie.

Dizajni dhe sistemi i kamerës së telefonit në masë të madhe na rikujton serinë e iPhone Pro, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Honor 60 SE vihet në funksion në procesori Dimensity 900 dhe ka 8 GB RAM.

Honor 60 SE vjen me ekran OLED prej 6,67-inç. Kapaciteti i këtij telefoni të mençur është 4300 mAh dhe përkrahet nga mbushësi i shpejtë prej 66W.

Në pjesën e pasme gjendet kamera kryesore prej 64 MP, derisa për tjera nuk ka informacione të detajuara. Honor 60 SE përdor Magic UI 5.0 (i bazuar në Android 11), e është paralajmërimi përditësimi në Magic UI 6.0.

Shitja e telefonit do të fillojë nga 17 shkurt në tregun kinez, e do të jetë i qasshëm në variantet me 128 GB dhe 256 GB memorie të brendshme. /Telegrafi/

Exit mobile version