Drejtori ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos, ka publikuar një fotografi në Twitter, ku shihet ai gjatë një memoriali për gazetarin e vdekur Jamal Khashoggi, në mes të pretendimeve se Princi i Kurorës, Mohamed bin Salman hakoi telefonin e tij.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, themeluesi i Amazon postoi një fotografi e cila e tregon atë përkrah të fejuarës së Khashoggit, Hatice Cengiz, ndërsa ata vendosin duart në një memorial guri jashtë konsullatës Saudite në Stamboll, ku supozohet se u torturua për vdekje.
Fotografia thuhet se është bërë në 2 tetor 2019, një përvjetorin e vdekjes së Khashoggit.
Ai vendosi vetëm një fjalë si përshkrim, ku shkruante: ‘#Jamal’.
Ndryshe, Bezos është pronar i The Washington Post, pjesë e të cilit medium ishte edhe Jamal Khashoggi.
Bezos postoi imazhin ndërsa dy raportues të Kombeve të Bashkuara kërkuan një hetim amerikan në prova që Princi i Kurorës së Arabisë Saudite hakeroi telefonin e tij, si pjesë e një ‘fushate më të gjerë të frikësimit’ kundër kritikëve të Arabisë Saudite.
Ndryshe, Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, raportohet se hakoi telefonin e drejtorit ekzekutiv të kompanisë gjigante Amazon, Jeff Bezos në maj të vitit 2018, ka shkruar të martën The Guardian.
Dhe ky zhvillim, siç shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi, është zhvillimi i fundit në një sagë të gjatë. /Telegrafi/