Telegrafi

Telefoni i parë Ubuntu lansohet në tetor

Siç është publikuar në një artikull më poshtë, beteja për vendin e tretë tani është mes Microsoft dhe BlackBerry, mirëpo nuk dihet nëse në këtë mes do të mund të hyjë edhe Ubuntu për të marrë pjesë të rëndësishme të tregut.

Telefoni i mençur i cili bazohet në Ubuntu ishte paralajmëruar javë më parë, dhe i njëjti u mundëson përdoruesve të shijojnë sistemin operativ Linux në pajisje të ndryshme.

Modeli i parë i telefonit Ubuntu që do të përshtatet për Galaxy Nexus do të jetë në dispozicion më vonë gjatë këtij muaji, mirëpo fillimisht qasja është dhënë për zhvilluesit e aplikacioneve. / Telegrafi /