Telegrafi

Telefoni i parë në Sailfish nga Jolla, në fillim të 2014

Jolla dhe sistemi i saj operativ Sailfish OS do të përdor dyqanin e Yandex për shpërndarjen e aplikacioneve të Android, pasi që Yandex është dyqan alternative i Google Play Store dhe aktualisht ka mbi 85,000 aplikacione, duke përfshirë edhe aplikacionet më të famshme mobile, si atë të Facebook dhe Twitter

Strategjia e Jolla’së është që të punojë me partnerët e rëndësishëm, në tregje të caktuara, si dhe të krijojë aleanca strategjike. Prandaj, sot kemi gjetur dyqane alternative të aplikacioneve për Android. Yandex është dyqan shumë konkurrues, dhe ne jemi shumë të interesuar ta zhvillojmë platformën me aplikacione të përbashkëta, ka thënë themeluesi i Jolla’së, Sami Pienimaki.

Jolla është duke u bërë gati që në fillim të vitit të ardhshëm ta lëshojë telefonin e saj të mençur në platformën Sailfish. / Telegrafi /