Site icon Telegrafi

Telefoni F11 Pro me 48MP nga OPPO lansohet së shpejti

Çfarë do të thotë “lansimi së shpejti”? Në këtë pikë, vetëm OPPO e di, por kur të vijë koha, prodhuesi kinez do të zbulojë telefonin OPPO F11 Pro. Çfarë është kaq e veçantë për këtë?

Si tregon video më poshtë, telefoni do të përmbaj një kamerë 48MP.

Telefonat e OPPO-s në të kaluarën kanë qenë të vetë-titulluar “Selfie Expert” dhe F11 Pro është përfolur që të paketojë një kamerë selfie 32MP.

Kamera kryesore në anën e pasme do të sjellë “portret brilant në dritë të ulët”, sipas videos promovuese.

Nëse telefoni do të lansohet në MWC 2019 ose në një datë tjetër, është ende e panjohur.

Thashethemet thonë se OPPO F11 Pro do të ketë një ekran pa kroniza, me kamerën prej 48 megapikselë që shpaloset nga brendësia. /Telegrafi/

Exit mobile version