Qasja e LG-së në trendin e telefonave të palosshëm është pak më ndryshe nga ajo që ju do të prisni kur të shihni Samsung Galaxy Fold dhe Huawei Mate X.
Në thelb është një ekran i dytë për V50 ThinQ, telefoni 5G i LG-së.
Sipas një raporti të ri, LG do të lansoj Dual Screen V50 ThinQ në Korenë e Jugut më vonë këtë javë.
Pajisja ka dy ekrane të veçanta në një trup të vetëm. LG ka konfirmuar në MWC 2019 se nuk do të jetë e mundur për të sjellur ekran të plotë në të dy panelet kështu që secili do të përdoret si një ekran i veçantë.
Sidoqoftë, do të jetë e dobishme në disa raste; lojërat janë një shembull kryesor. LG ka bërë një aplikacion, Game Pad, që mund të përdoret për ta kthyer ekranin në kontrolluesin e lojës, ndërsa paneli i dytë përdoret për ekran të lojës aktuale.
Raporti i Koresë së Jugut përmend se kompania do të fillojë shitjen e kësaj pajisje më 10 maj. /Telegrafi/