Telegrafi

Telefoni ‘baby’ nuk është i parrezikshëm

Shumë prindër kontrollojnë foshnjat e tyre në kohën kur janë në gjumë nëpërmjet të ashtuquajturit, baby-telefonit.

Por, disa prej këtyre mjeteve shkaktojnë më shumë elektrosmog se sa përçuesit e tensioneve të larta. Pasoja e fushës elektrike është se në trurin e foshnjës tajohet më pak melatonin, hormon i cili është i rëndësishëm për gjumë të shëndoshë dhe i cili mbron organizmin nga kanceri.

Prandaj baby-telefonin vendosni së paku një metër larg krevatit të foshnjës, atëherë rrezatimi është fare i vogël. /Telegrafi/