Në fillim të shtatorit, u shfaq një lajm për një telefon të ri të palosshëm Samsung – në një dizajn të stilit të guaskës, që do të lansohet në vitin 2020.
Diçka e ngjashme me projektin Motorola Razr. Tani duket se dijmë edhe emrin e pajisjes Samsung.
Një poster i paraqitur në E-Surfing Smart Ecosystem Expo në Kinë tregon një imazh promovues për Samsung Galaxy W20 5G.
Samsung's second foldable phone will be the Galaxy W20 5G, a "flip phone."
Someone caught its preheating poster at the exhibition. pic.twitter.com/KEMaSoQvJ6— ICE UNIVERSE (@UniverseIce) September 16, 2019
Pretendohet se është një “telefon i palosshëm” që përputhet me përshkrimin e pajisjes së guaskës.
Nga posteri mund të vërehet se do të jetë një pajisje 5G, por ne presim të dëgjojmë më shumë gjatë Expo konferencës.
Sa i përket telefonit Samsung, raportet e mëparshme sugjeruan që ai do të ketë një ekran 6.7 inç që del nga brendësia për të bërë një pajisje katrore më të vogël dhe më të përshtatshme në xhep.
Do të ketë gjithashtu një kamerë të përparme.
Ishte thënë gjithashtu që lansimi i pajisjes do të varet nga fakti se sa sukses arrin Galaxy Fold.
Nëse shitet mirë, Samsung do të vazhdojë rrugën e tyre të telefonit të palosshëm.
Sidoqoftë, ekzistenca e posterit në një konferencë të njohur kineze sugjeron që kompania tashmë e ka ndarë mendjen. /Telegrafi/