Site icon Telegrafi

Modeli i ardhshëm Galaxy Fold do të shitet globalisht

Duket se thashethemet e hershme në lidhje me Samsung Galaxy Fold si një pajisje e kufizuar kanë qenë të sakta. 

 

Kjo pasi deri më tani, vetëm një pjesë e vogël e vendeve në botë, të tilla si Koreja e Jugut dhe SH.B.A, duket se po e marrin telefonin. 

 

Kjo është plotësisht e kuptueshme pasi Samsung ndoshta do të dëshironte të testonte tregun përpara se të merrte më shumë burime për prodhimin.

 

Tani SamMobile po raportojnë se me Galaxy Fold të gjeneratës tjetër, Samsung ka në plan ta bëjë atë në dispozicion në të gjithë botën, duke dhënë kështu një shans për të zotëruar pajisjen.

 

Sigurisht, çmimi aktual i Galaxy Fold po i largon disa klientë pasi është gati dyfishi i çmimit të një telefoni aktual premium. 

 

Shpresojmë që me planifikimin e Samsung për një disponueshmëri më të gjerë, çmimet mund të ulen. 

 

Kjo gjithashtu duket se është në përputhje me thashethemet e mëparshme që sugjerojnë se Galaxy Fold potencialisht mund të jetë një lansim vjetor, ku potencialisht mund të zëvendësojë serinë Galaxy Note (i cili mund të shkrihet në serinë Galaxy S) si telefoni i dytë i Samsung për vitin. /Telegrafi/

Exit mobile version