Telegrafi

Telefoni 5G nga OnePlus do të lansohet në fund të majit të vitit të ardhshëm

OnePlus ka konfirmuar se do të lansojë një telefon 5G në 2019, por kur saktësisht do të vijë telefoni? Duke folur për CNET në një intervistë, CEO i OnePlus, Pete Lau, ka zbuluar se kompania shpreson ta publikoj atë deri në fund të majit 2019, ku gjithashtu duket se e pranon se telefoni mund të mos shitet aq mirë sa njësitë e mëparshme.

Duke folur përmes një përkthyesi, Lau u citua të thotë: “Produkti 5G nuk pritet të barazohet me shitjet e mëdha. Është akoma fazë e hershme. Por deri në vitin 2020 mund të jetë shumë ndryshe.”

Një pjesë e arsyes pse telefoni i mençur OnePlus 5G mund të mos jetë domosdoshmërisht një shitës i madh, është për shkak të kostove.

Më parë Lau kishte deklaruar se priste që përdorimi i teknologjisë së re mund të kushtone një shtesë prej $ 200 – $ 300 më shumë në krahasim me telefonat e rregullt të kompanisë, që do të thotë se telefoni mund të kushtoj afër 1,000 dollarë, megjithëse kjo është diçka që Lau thotë se ata janë duke u përpjekur për të shmangur.

Telefoni 5G OnePlus gjithashtu pritet të jetë një pajisje e veçantë nga OnePlus 7, që do të thotë se nuk do të zëvendësojë OnePlus 7 dhe do të ekzistojë përkrah tij. /Telegrafi/