OnePlus ka konfirmuar se do të lansojë një telefon 5G në 2019, por kur saktësisht do të vijë telefoni? Duke folur për CNET në një intervistë, CEO i OnePlus, Pete Lau, ka zbuluar se kompania shpreson ta publikoj atë deri në fund të majit 2019, ku gjithashtu duket se e pranon se telefoni mund të mos shitet aq mirë sa njësitë e mëparshme.
Duke folur përmes një përkthyesi, Lau u citua të thotë: “Produkti 5G nuk pritet të barazohet me shitjet e mëdha. Është akoma fazë e hershme. Por deri në vitin 2020 mund të jetë shumë ndryshe.”
Një pjesë e arsyes pse telefoni i mençur OnePlus 5G mund të mos jetë domosdoshmërisht një shitës i madh, është për shkak të kostove.
Më parë Lau kishte deklaruar se priste që përdorimi i teknologjisë së re mund të kushtone një shtesë prej $ 200 – $ 300 më shumë në krahasim me telefonat e rregullt të kompanisë, që do të thotë se telefoni mund të kushtoj afër 1,000 dollarë, megjithëse kjo është diçka që Lau thotë se ata janë duke u përpjekur për të shmangur.
Telefoni 5G OnePlus gjithashtu pritet të jetë një pajisje e veçantë nga OnePlus 7, që do të thotë se nuk do të zëvendësojë OnePlus 7 dhe do të ekzistojë përkrah tij. /Telegrafi/